Papa Françesku i ka bërë thirrje Vladimir Putinit të ndalojë “masakrën” në Ukrainë, duke paralajmëruar se qytetet rrezikojnë të “reduktohen në varreza”, transmeton albora.ch.

Marketing

Ai tha se “ky agresion i armatosur i papranueshëm” kundër Ukrainës duhet të ndalet, shkruan skynews.

“Në emër të Zotit, le të dëgjohet britma e njerëzve të vuajtur dhe le të ndalojnë bombardimet dhe sulmet”, tha ai.

“Në emër të Zotit, ju lus ndaloni këtë masakër”.

Bombardimet e spitaleve të fëmijëve dhe objektivave civile janë ‘barbare’ dhe nuk kanë “asnjë arsye të vlefshme strategjike”, shtoi Papa. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing