Qytetarët kanë dalë sërish në protesta këtë të diel, për të kundërshtuar rritjen e çmimeve në vend.

Marketing

Sot është dita e pestë e grumbullimeve në qytetet kryesore të vendit, raporton tch. Kjo revoltë e qytetarëve erdhi pas rritjes së menjëhershme të çmimit të produkteve të shportës apo naftës, efekt i luftës në Ukrainë.

Protestuesit në Tiranë po marshojnë drejt Kryeministrisë me banderolën “Boll na vodhët!”.

Ka edhe qytetarë nga rrethet që kanë vendosur të protestojnë para kryeministrisë këtë të diel. Një protestë paqësore, ka forca të policisë, por është thjesht një kordon që mbron Kryeministrinë,

Avokati Adriatik Lapaj tha për Top Channel se protesta do të vijojë deri në momentin kur qytetarët do të duan të dalin të protestojnë.

Pavarësisht vendosjes së Paketës të Rezistencës Sociale, ata kanë dalë sërish në protestë.

Ndërsa në Devoll fermerët kërkojnë ulje të çmimit të naftës, çmimeve të tjera dhe imputeve bujqësore. Protesta nisë gjithashtu edhe në Korçë./albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing