Papunësia në mesin e banorëve të huaj në Zvicër, edhe nëse ata janë më të kualifikuar se shtetasit zviceranë, është mjaft shumë e përhapur, sipas një kërkimi nga Zyra Federale e Statistikave të Zvicrës.

Marketing

Shkalla e papunësisë në mesin e të huajve është shtatë për qind, krahasuar me vetëm tre për qind për shtetasit zviceranë pa sfond migrimi.

Studimi zbuloi se 19 përqind e të huajve të gjeneratës së parë të papunë ishin të mbikualifikuar, krahasuar me 12 përqind të shtetasve zviceranë pa sfond migrimi. Të huajt e gjeneratës së dytë të papunë u vlerësuan gjithashtu se ishin 12 për qind të mbikualifikuar, shkruan The local.

Faktorë të tjerë si mosha dhe niveli arsimor nuk u morën parasysh, por do të ishin të rëndësishëm në përcaktimin e rezultateve të punësimit, transmeton albora.ch.

Mbi 2.7 milion njerëz në Zvicër – 38 përqind e banorëve të përhershëm të moshës 15 vjeç e lart – kishin një sfond migrimi në vitin 2020, sipas të dhënave të reja nga Zyra e Statistikave Zvicerane.

Në mesin e popullatës me prejardhje të huaj, 80 për qind (2.2 milionë) kanë lindur jashtë vendit, ndërsa pjesa tjetër 20 për qind (530,000) kanë lindur në Zvicër, përcjellë tutje albora.ch.

Numri i të huajve priret të jetë më i lartë në qytete si Cyrihu dhe Gjeneva, megjithëse disa kantone më pak të urbanizuara si Ticino kanë gjithashtu një përqindje të lartë të banorëve të huaj ose banorëve me prejardhje migrimi, derisa kombësitë më të përfaqësuara në mesin e popullsisë migrante janë italianët dhe gjermanët./albora.ch/

Marketing