Një rast i rrallë u zbulua në Kosovë nga mjekët. Ku një 67-vjeçar ka organe femërore dhe mashkullore.

Marketing

Mjekët që e operuan në “hernien” e babait të tre fëmijëve u befasuan kur zbuluan se fryrja nga e cila ankonte ai, në të vërtetë përmbante një organ gjenital mashkullor dhe organ gjenital femëror.

Sipas mediave, 67-vjeçari kërkoi trajtim në një spital në Kosovë për ënjte në ijë, nga e cila ankonte për një dekadë. Pas kontrollit nga kirurgët, ata zbuluan se i moshuari kishte mitër, qafën e mitrës, tubin fallopian dhe vezoren. Ai poashtu kishte edhe testikun e brendshëm.

E raste si ky, raporton dailymail, përcjellë albora.ch.
Vetëm 200 në literaturën mjekësore janë raportuar.

Tek ai mjekët diagnostikuan sindromën e kanalit Mullerian Persistent (PMDS) – një gjendje jashtëzakonisht e rrallë. Ajo ndodh kur burrat kanë organe riprodhuese femërore pranë organit gjenital mashkullor.

Njerëzit me PMDS janë në rrezik më të lartë për të qenë infertilë, por mjekët vunë re se gjendja nuk ndikoi kurrë në aftësitë riprodhuese të pacientit pasi ai ka tre fëmijë./albora.ch/

Marketing