Aktivistë që kundërshtojnë abortin në Shtetet e Bashkuara kanë dalë në një marshim përpara Gjykatës së Lartë me shpresën se kjo do të rrëzonte përfundimisht të drejtën për të abortuar, raporton bbc, përcjellë albora.ch.

Marketing

Mijëra aktivistë të krahut të djathtë kanë dalë në manifestim përpara Gjykatës së Lartë të SHBA-ve për ndalimin përfundimtar të abortit në shtetin e Misisipit, në atë që ata e quajtën ‘Marshimi për jetën’.

Me gjithë temperaturat e ulëta për shkak të motit, turma ishte kryesisht festive me këtë marshim të përvitshëm kundër abortit.

Aktivistët shprehen se mezi presin që gjykata ta ndalojë përgjithmonë ligjin e abortit.

“Unë jam këtu për të mbështetur jetën, besoj se ne duhet t’i japim fund abortit në Amerikë. Jeta fillon nga koncepti dhe mezi pres që Gjykata e Lartë të rrëzojë ligjin për abortin”.

Në SHBA, aborti u lejua 50 vjet më parë përmes një ligji të miratuar në 50 shtetet e vendit.

Tre nga 6 gjyqtarët konservatorë të Gjykatës së Lartë, të cilët janë emëruar nga ish-presidenti, Donald Trump, duket se janë të gatshëm të rrëzojnë ligjin që lejon abortin në Misisipi dhe ndoshta edhe ligjin federal që legalizoi për herë të parë abortin në vitin 1973./albora.ch/

Marketing