Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, Rusia ka vendosur lëshuesit e raketave balistike me rreze të shkurtër veprimi Iskander-M në Belgorod, në kufirin me Ukrainën. 

Marketing

Përveç raketave, sistemi Iskander mund të lëshojë edhe raketa lundrimi dhe të pajiset me koka bërthamore. Raketat kanë një rreze veprimi prej rreth 500 kilometrash.

Lufta është ndezur në Ukrainë prej disa muajsh. Më 19 prill, Rusia nisi një ofensivë në shkallë të gjerë në Ukrainën lindore.

Marketing