Kryeministri Albin Kurti po i mbush gati tri javë të qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më shumë se sa vizitë zyrtare në shtetin amerikan, Kurti ka realizuar një vizitë diasporës shqiptare atje.
Kryeministri Kurti në vazhdën e takimeve të tij me diasporën shqiptare në SHBA, ka vizituar edhe një shkollë private që i mëson nxënësit shqiptar me mësim plotësues në gjuhën shqipe.
Ajo që bie në sy, është një foto e realizuar në mesin e shumë fotove gjatë kësaj vizite, ku bashkë me nxënësit shqiptarë dhe stafin e shkollës, kryeministri ka pozuar duke bërë shqiponjën përmes bashkimit të dy duarve, një simbol tashmë i ‘patentuar’ i identifikimit të shqiptarëve, sidomos i artistëve dhe sportistëve të sukseshëm shqiptar nëpër botë.
E përveç tjerash kjo pozë e bën edhe më interesant gjestin e kryeministrit, pasi na kthen pakasa në kohë, dhe na e kujton atë kur pothuajse të gjithë energjinë e subjektit të tij politik e kishte të fokusuar te bashkimi kombëtar i shqiptarëve në një shtet të përbashkët, madje edhe duke mos e pranuar shtetin e Kosovës.