“Antonov An-225”, avioni më i madh në botë është shkatërruar nga ushtria ruse.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba

Marketing

“Ky ishte avioni më i madh në botë, AN-225 “Mriya” (“Ëndrra” në ukrainisht). Rusia mund të ketë shkatërruar ‘Mriya’ tonë. Por ata kurrë nuk do të jenë në gjendje të shkatërrojnë ëndrrën tonë për një shtet të fortë, të lirë dhe demokratik evropian. Ne do të triumfojmë!”, ka shkruar Kuleba.

Avioni i mallrave qëndronte në aeroportin pranë Kievit me të njëjtin emër, “Antonov”, për të cilin u zhvilluan luftime të ashpra një ditë më parë, me dy palët që pretendonin se kishin kontrollin e tij./albora.ch/

Marketing