Këshilli i Evropës, me seli në Strasburg, përmes një deklarate më 16 mars ka miratuar në mënyrë unanime mocioni “që thotë se Federata Ruse më nuk mund të jetë anëtare e organizatës”.

Marketing

Kjo është hera e parë që një anëtar përjashtohet nga ky Këshill, transmeton albora.ch.

Ky vendim vjen në ditë pasi Rusia kishte njoftuar organizatën se do të tërhiqej, duke shtuar se “Federata Ruse pushon së qeni anëtare e Këshillit të Evropës nga sot, pas 26 vjetësh anëtare”.

Këshilli i Evropës e kishte pezulluar pjesëmarrjen e Rusisë më 25 shkurt, një ditë pasi Moska nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës./albora.ch/

Marketing