Marketing

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dha detaje lidhur me një takim të mundshëm mes presidentit Vladimit Putin dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Lavrov u është përgjigjur mediave në lidhje me pyetjen se nëse do të ketë një takim mes dy presidentëve në këtë fazë bisedimesh.

Diplomati rus theksoi se takimi mes dy krerëve të shtetit do të bëhet vetëm për nënshkrimin e një marrëveshje specifike që mund të arrihet nga bisedimet mes delegacioneve.

“Nuk ka asnjë pengesë” për një takim midis liderëve rusë dhe Ukrainës, por ai duhet të organizohet afër fazës përfundimtare të bisedimeve. Putin dhe Zelensky do të takohen vetëm për të nënshkruar marrëveshjen konkrete që do të mund të arrihet mes dy delegacioneve”, ka thënë Lavrov. /albora.ch/

Marketing