Forcat ruse kanë “pushtuar” termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainën jugore.

Operatori i energjisë bërthamore të Ukrainës, në një deklaratë përmes Telegramit, ka bërë të ditur se ndërtesa administrative dhe pika e kontrollit në stacion janë nën kontrollin e pushtuesve.

Marketing

“Aktualisht, vendi i NPP Zaporizhzhia është i pushtuar nga forcat ushtarake të Federatës Ruse.Sistemet dhe komponentët e rëndësishëm për sigurinë e NPP-së janë funksionale”, thuhet në deklaratë.

Me njësinë 1 jashtë funksionit, katër nga gjashtë njësitë janë duke u ftohur ndërsa një njësi jep energji. Autoritetet amerikane dhe ukrainase thanë se nivelet e rrezatimit dukeshin normale./albora.ch/

Marketing