Senati amerikan miratoi një rezolutë të përbashkët simbolike që bën thirrje për t’i dhënë fund emergjencës kombëtare të shpallur nga ish-presidenti Trump më 13 mars 2020, në lidhje me COVID-19.

Marketing

“Ne jemi gati t’i japim fund emergjencës kombëtare COVID – 19 si shumica e amerikanëve. Shpresojmë që edhe kolegët tanë të Dhomës së Përfaqësuesve të bashkohen me ne, për t’i kthyer popullit amerikan aftësinë për të marrë vendime në lidhje me pandeminë globale Covid-19 Votimi në Senat 48-47”, shkroi senatori Marshall në Twitter, transmeton albora.ch.

Senatori Paul, i cili nënshkroi i pari rezolutën, ka qen nga te vetmit i cili kohët e fundit paralajmëroi për pasojat e mundshme të deklaratave të vazhdueshme të mbajtjes së emergjencës kombëtare , për të vazhduar edhe disa muaj nga kjo administratë.

 “Unë mendoj se statutet që lejojnë presidentët ose krerët e shteteve të thërrasin emergjencat janë shumë, shumë të rrezikshme,” tha Paul gjatë një interviste të podcastit BASED Politics./albora.ch/

Marketing