Policia greke e Selanikut ka publikuar të dhënat dhe fotografitë e 12 të arrestuarve, që akuzohen për vrasjen e të riut 19-vjeçar Alkis Kampanos në Selanik me datën 1 shkurt.

Marketing

Midis tyre edhe katër të rinjtë shqiptarë: Gega Aleksandro, viti i lindjes 2002 në Shqipëri, Kambo Geraldi, i lindur në 1999 në Shqipëri, Demirazi Roxheri, i lindur në  2002 në Shqipëri, dhe Carciu Afksendos, lindur në 1999 në Selanik, transmeton albora.ch.

Si autorë të dyshuar janë identifikuar dhe mbahen në policinë e qytetit gjithsej 12 persona, të moshës 20 deri në 25 vjeç./albora.ch/

Marketing