Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se rruga “Xhorxh Bush” do të mbyllet për qarkullim nga data 26 nëntor deri më 8 janar të vitit 2023.

Marketing

Sipas njoftimit të komunës të mërkurën, mbyllja do të bëhet për shkak të përgatitjeve për dekorimin e qytetit.

“Festat e fundvitit po afrojnë. Komuna e Prishtinës po fillon përgatitjet për dekorimin e qytetit, andaj ju njoftojmë se rruga “Xhorxh Bush”, duke filluar nga udhëkryqi i “Bill Klinton” deri në udhëkryqin e rrugës “Garibaldi”, do të jetë e mbyllur nga data 26 nëntor 2022 (duke filluar nga ora 05:00) deri më 8 janar 2023”, thuhet në njoftim.

Marketing