Agron Pajaziti është një shqiptar tjetër që po korr sukses në industrinë e filmit.

Marketing

Ai luan në filmat e zhanrit aksion. Pajaziti në rolet që i ofrohen për të luajtur zakonisht janë ato me karakter negativ. Kjo ka të bëjë me figurën e tij.

Së fundit, Pajaziti është paraqitur në filmin e ri “No time to think”, i cili është prodhim i Hollywood-it.

Përveç tjerash, Pajaziti nuk është emër i panjohur për publikun, ai njihet si kampion i karatesë dhe ekspert i arteve marciale.

Agron Pajaziti ka lindur në Prishtinë, por ka prejardhjen nga Vitia e Gjilanit. Ai është vendosur në një moshë shumë të re në Zvicër.

Agron Pajaziti

Pajaziti ka treguar si i vogël është marr me artet marciale, siç është karateja.

“Unë si 12 vjeçar si kam emigruar në Zvicër  e kam pasur si pasion karatenë, e kam cekur edhe në intervistat e më hershme. Ajo me ka bind që ta gjej veten aty ku duhet me qenë, si në sport, në disiplinë, në rregulla, në jetë. Ajo më ka shty që të arri edhe në filma, kjo ka qenë për mua një shaka sepse nuk e kam pritur nga vetja që mundem me arrit me luajt me ndonjë film.  Nuk ka qenë ëndërr e imja, me thanë që dua me realizu, por e kam menduar, por kam thanë “jo nuk ndodh”, me kalimin e kohës e kam vërejt se ka këtu se ka diçka”, ka treguar Pajaziti.

Gjatë intervistës në Fol Shqip Show, ka folur edhe për jetën e tij sportive.

Gjate emisionit Fol Shqip Show

Po ashtu, ai ka treguar se pse duhet një njeri të ushtrojë apo të merret me artet marciale.

“Krejt varet nga personaliteti, varet sa je i inkuadruam, i angazhuar, sa i kushton rëndësi vetës. Kjo bëhet me kalimin e kohës, edhe ti sa më shumë që e praktikon vetveten tënde, çdo njeri e ka vlerën e vet , çdo karakter e ka vlerën e vet, p.sh nëse e merr njeri një diamant, nëse e pastron e rregullon, ja ngrit vlerën, edhe sporti njërin e identifikon me talent e tij me kontributin e tij, me artin e tij”, ka thënë Pajaziti.

Po ashtu, ai ka folur për rolin në filmin e tij më të ri “No time to think”.

Gjate emisionit Fol Shqip Show

Më tej, ka treguar se kur do të bëhet premiera e këtij filmi.

“Unë para kohës së pandemisë që kam qenë në intervistë e kaluar, kam pasur një premier të një filmi, kjo ka qenë në vitin e kaluar, për shkak të pandemisë pak ka ngecur gjithçka  Ajo është realizuar është në kinematografin gjermane. Kurse, në filmin e ri që kam luajtur para katër muajve, është filmi “No time to think”, ky ka të bëj me aktor botëror, por edhe me aktor amerikan të Hollywood-it”, ka shpjeguar Pajaziti.

“Që kanë luajtur në filma në vitet e 80ta-90ta të arteve marciale. Unë po lidhem pak kah filmat aksion, që janë me figura të aksioneve, edhe kjo pritet premiera vitin e ardhshme me ndodhë për këtë film”, ka shpjeguar Pajaziti.

Gjate emisionit Fol Shqip Show

Ai ka shtuar se arti nuk vlerësohet aq shumë në Zvicër.

“Me thënë drejtë këtu në Zvicër nuk është shumë e vlefshme me u marr me art. Nuk të çon aq lartë, përpos me deportu në shtetet botërore, për shembull në Amerikë është kulminacioni më i madh për momentin në industri. Edhe në Evropë ka disa, por nuk janë edhe aq shume me thanë që ja vlen. Nuk i dihet jetës, gjithmonë  fati të prin me jetën, unë nuk bazohem vetëm te pagesa. Nëse një profesion e donë e paguan veten vet, me kalimin e kohës e arrin atë që mundesh me realizu apo që ëndërron me realizu”, ka deklaruar ai.

Gjate emisionit Fol Shqip Show

Pajaziti shprehet se vet e bën koreografin me të cilën paraqet nëpër filmat e tij.

“Unë e parketoj shumë artet marciale, ushtroj pesë deri në gjatë ditë në javë, nga tri orë në mbrëmje edhe ne bazë të kësaj unë i koreografoj programet e mija të cilat i dua në film”, ka thënë Pajaziti.

Marketing