Një person ka vdekur sot në fshatin Zatriq në Rahovec pasi është goditur nga rrufeja.

Marketing

Bashkë me të nga rrufeja është goditur edhe një person tjetër, i cili ka shpëtuar dhe është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai tha se viktima 34-vjeçar dhe i lënduari 28-vjeçar, janë shtetas turk, dhe në momentin kur janë goditur nga rrufeja kanë qenë duke punuar.

“Me datë 06.06.2022 në ora 15:55, përmes thirrjes emergjente 112, Stacioni Policor-Rahovec është  njoftuar se në fsh. Zatriq-Rahovec si pasojë e kushteve atmosferike dy persona (shtetas turk), derisa kishin qenë duke punuar, dyshohet të jenë goditur nga rrufeja. Patrullat policore së bashku me autoambulancë kanë dal në vendin e ngjarjes”.

“Njëri nga viktimat (lindur në vitin 1988) është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren, atje mjeku kujdestar ka konstatuar vdekja e tij. Ndërsa viktima tjetër (lindur në vitin 1994) fillimisht është dërguar në QKMF në Malishevë dhe pastaj në QKUK-Prishtinë”, deklaroi Elezaj.

Ilustrimi: Pixabay

Marketing