Lidhja e shoqatave shqiptare “Iliria” në Suedi më seli në Malmö kanë organizuar manifestim për ditën e fëmijëve

Marketing

Zymer Kuqaj

Pas një muaji më kohë jostabile e më shi në qytetin e Malmö-s gjithçka ndryshoi më 4 qershor. Qysh në mëngjes vërehej së një ditë e mirë na pret. Orët e mëngjesit ja dorëzuan ditës një qiell kaltërt pa asnjë re. Dielli shëndriste më bukurinë dhe ngrohtësinë e tij. Ambienti në Beijerspark, më këndin e lojërave, skenën verore, lisat e mëdhenj që rrethojnë parkun dhe gjelbërimi në sipërfaqen e kositur më kujdes, dukej krejt magjeps.

Në qiellin e kaltërt fluturonin pulbardhat, ndërsa në sipërfaqen e parkut filluan të shiheshin fëmijë që kishin ardh në manifestimin e ditës ndërkombëtare të fëmijëve, organizuar nga Lidhja e shoqatave shqiptare “Iliria” në Suedi më seli në Malmö.

Fëmijët që kishin ardh të shoqëruar më prindër, mezi pritnin që të fillojë manifestimi i paraparë në ora 13.00. Kur koha e paraparë erdhi, manifestimin e hapi kryetari i LSHSH Murat Koci. Ai u dëshiroj mirësëardhje të gjithë fëmijëve, prindërve e gjyshërve që i shoqëronin fëmijët ose nipat e mbesat e tyre.

Për argëtimin e fëmijëve në bashkëpunim më organizatën jo qeveritare NBV ishte porositur edhe një këndë lëvizës për lojëra. Për argëtimin e fëmijëve kishte ardhur nga Shqipëria këngëtarja e mirënjohur e këngëve të lehta dhe popullore Irma Libohova. Kujtimi, Erfani, Sabina dhe Juxhina, akrobat dhe magjistar nga Tirana, i kënaqen dhe i bën fëmijët të qeshnin më zemër, më artin e tyre.

Në ora 14.00 sipas programit, manifestimin e përshëndeti më një fjalim të shkurtër kryetarja e qytetit të Malmö-s Katrin Sjernfeldt Jammeh. Ajo foli për aspektin shumëkulturor të qytetit të Malmö-s, për integrimin e këtyre kulturave në shoqërinë suedeze dhe njëkohësisht për ruajtjen e këtyre kulturave si vlera universale e njërzimit. Katrin në facebook-un e saj zyrtar kishte shkruar për manifestimin e ditës ndërkombëtare të fëmijëve të organizuar nga LSHSH në Malmö. Ajo kishte lavdëruar organizimin e mirë të këtij manifestimi dhe për numrin e të fëmijëve dhe prindërve pjesëmarrës në këtë festë. Postimit të saj e kishte shoqëruar më shtatë foto nga ky manifestim.

Nuk ka më mirë së si të përfundosh një javë intensive së sa më buzëqeshjen e fëmijëve dhe shkëlqimin e rrezeve të diellit në Beijerspark, kishte përfundue shkrimin e saj kryetarja e komunës së Malmö-s.

Festa e fëmijëve vazhdoj edhe më zërin e Beqir Shaqirit, këngëtarit që është gjithmonë i pranishëm në aktivetet e ndryshme kulturore në Malmö.

Për aspektin kulturor dhe stimulimin për të lexuar nga ana e fëmijëve u kujdes shkrimtari Rizah Sheqiri. Rizahu anëtar i shoqatës së shkrimtarëve të Kosovës, tani edhe anëtar i Pen klubit suedez është i njohur para së gjithash si poet për fëmijë. Ai lexoj disa poezi të veta në gjuhën shqipe dhe atë suedeze.

Në festën e fëmijëve shkëlqimin kësaj feste e jepen vet fëmijët, më recitime të poezive dhe më valle fantastike të luajtura nga fëmijët. Për zgjedhjen e poezive të recituara dhe valleve ishin përkujdes mësuesit e gjuhës amtare në bashkëpunim më prindër.

Atmosferë të mirë në këtë ditë të veçantë e dha këngëtarja e mirënjohur Irma Libohova. Refreni i këngës së popullarizuar “Mos ja u prishni lumturinë….”, jehonte në parkun e gjelbërt. Refreni shumë domethënës dhe zëri i ëmbël i këngëtares u shtonte gëzimin dhe lumturinë fëmijëve, jo vetëm shqiptar por edhe të vendasve dhe shumë nacionaliteteve tjera që jetojnë në qytetin tonë.

Të shkruhet për këtë manifestim e të mos përmendët, Ismaili, Gjergji, Shaipi e Mehdiu të cilët më punë krejt vullnetare shërbyen vizitorët më salsiçe, hamburger dhe pije freskuese më një çmim simbolik, do ishte shumë e padrejtë. Në përgatitjen e këtij manifestimi kontribut të veçantë dhanë edhe prof. Muhameti, Igballja, Sinani dhe Xhevati.

Autorin e këtij shkrimi e bëri xheloz fakti së shumica e vizitorëve e njihnin Ismail Rugovën. Ai gjatë gjithë kohës dhuronte përqafime vizitorëve. Si ngushëllim më mbeti thënja e një prindi vizitor që më tha, nëse je shok më Ismailin, duhet të këtë diçka edhe nga ti.

Arbani, ish ministër në qeverinë e Kosovës që kishte ardh më gruan dhe tre fëmijët përshëndeti gjithë personat e këndit të shërbimeve për vizitorët. Mua më tha, flasim më vonë së çënke i zënë më punë. Kur u lirova pak nga puna shkova dhe ndërrova disa fjalë miqësore më Arbanin. Në mes tjerash ai më tha, kur të keni nevojë për punë vullnetare, mos më kurseni.
Për gjithë këtë manifestim nuk munguan as komplimentet e vizitorëve për suksesin e kësaj feste. Bjarne Hansen kryetar i nëndegës i partisë socialdemokrate ku marrë pjesë edhe unë, më përgëzoj për organizimin e mirë këtij manifestimi e sidomos për pjesëmarrjen kaq masive të vizitorëve. Një prind shqiptar i kënaqur më festën e sidomos për gëzimin e fëmijëve të tij më tha, së do të ishte mirë që ky manifestim të bëhet tradicional e të na bëjë bashkë ne shqiptarëve dhe fëmijëve tonë. Unë dhe kryetari i LSHSH Murat Koci i premtuam së kjo festë do të jetë në planin e shoqatës për vitin e ardhshëm.

Shumë vizitor vendas dhe prindër të komuniteteve të ndryshme që jetojnë në qytetin e Malmö-s patën fjalë miradie dhe falënderuese për aktivitetin e mbajtur. Një prind shqiptar mundohej të qetësonte vajzën e vet, diku rreth moshës 12-13 vjeçare që dukej e mërzitur për diçka. E pyes prindin e saj:

  • Çka ka vajza që duket e mërzitur?
  • Ka kaluar shumë mirë dhe është kënaqur më kushërirat e saj, por i ka mbet merak pse nuk e ka marrë më vete shoqen e saj suedeze. Pse nuk më keni treguar së është aq mirë që ta marr më vete shoqen time të klasës? Më siguri shoqes do t’i mbetet hatri kur dëgjon nga shoqet tjera për këtë festë.

Pas pak prindi më vajzën u zhdukën në turmën e madhe të vizitorëve duke u munduar ta qetësonte vajzën që nuk qetësohej. Mendova, nuk është lehtë të jesh prind sot. Duhesh të mbash përgjegjësi edhe për gjërat që nuk të shkojnë fare në mendje.

Dita e mirë dhe më diell vazhdonte. Manifestimit kushtuar Ditës ndërkombëtare të fëmijëve i erdhi fundi. Në ora 18.00 organizatori mbylli programin zyrtar duke i falënderuar fëmijët dhe prindërit për pjesëmarrje në këtë festë. Vizitorët sikur nuk donin të largoheshin. Ata vazhdonin të qëndronin para skenës ku u mbajt manifestimi. Edhe për gati gjysmë ore vazhdonte të dëgjohej kënga e bukur shqiptare në Beijerspark për të cilën u përkujdes gjatë gjithë programit, tekniku ulqinak Mitat Nikezi.

Foto: Autori; courtesy photo

Marketing