Një autobus që po barte udhëtarë u përplas në një kanal në Stamboll të dielën në mëngjes, duke lënë të vdekur dy persona dhe 18 të lënduar.

Marketing

Mësohet se në mesin e personave të vrarë është edhe shoferi i autobusit. Ambulancat u dërguan menjëherë në vendngjarje në autostradën e Marmarasë Veriore.

Sipas Anadolu Agency, autobusi ishte nisur për në provincën Denizli të Detit Egje.

Për shkak të reshjeve të mëdha të borës, autobusi u rrotullua në një kanal të thellë 30 metra pranë zonës së tunelit Çamlik në një rrugë që lidh Autostradën Trans-Europiane (TEM) me Autostradën Veriore Marmara.

Përveç ambulancave, ekipet e zjarrfikësve, Ekipi Kombëtar i Shpëtimit Mjekësor (UMKE) dhe Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) dhe forcat e sigurisë kanë shkuar në zonën ku është bërë aksidenti.

18 pasagjerët e plagosur janë dërguar në spitalet shtetërore për mjekim pasi morën ndihmën e parë në vendngjarje. Trupat e të vdekurve janë dërguar në Institucionin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /albora.ch/

Marketing