Numri i rasteve me korona po rritet sërish dhe varianti omicron po përhapet me shpejtësi. Kjo do të thotë se ka sërish masa më të rrepta.

Italia ka pezulluar nga puna afro 2000 mjekë pasi nuk janë vaksinuar kundër COVID-19, raporton EFE, duke cituar Federatën Kombëtare për Menaxhimin në Mjekësi.

Marketing

1972 mjekë janë pezulluar nga puna, që përbën 0,4% të numrit total të mjekëve në Itali. Megjithëse, sipas federatës, përqindja reale e përafërt e personave të pavaksinuar mund të rritet në 7.2%, transmeton tutje albora.ch.

Pas marrjes së një njoftimi për pezullim, mjekët do të kenë pesë ditë kohë për të siguruar vërtetimin e përjashtimit nga vaksinimi ose një certifikatë vaksinimi./albora.ch/

Marketing