Qëndrimet ndaj shtetasve të huaj ndryshojnë në të gjithë Zvicrën, ku disa rajone janë më të hapura ndaj emigrantëve se të tjerat.

Marketing

Megjithëse zviceranët mendohen si ksenofobikë, sipas një studimi nga Zyra Federale e Statistikave ku zbulon se popullsia zvicerane në përgjithësi tregon hapje kur përballet me dallimet kombëtare ose kulturore.

Në fakt, nga të gjithë njerëzit që jetojnë në Zvicër, pak thonë se janë të shqetësuar nga prania e njerëzve me origjinë të ndryshme, transmeton albora.ch.

Megjithatë, studimi zbuloi se niveli i tolerancës ndaj të huajve ndryshon në të gjithë vendin, në përgjithësi, ndarja shihet përgjatë vijave gjeografike dhe gjuhësore.

Për shembull, shtetasit e huaj “perceptohen si të ndryshëm” më rrallë në kantonet franceze dhe italisht-folëse sesa në ato gjermane, me përjashtim të Cyrihut.

Ndërsa njerëzit me kombësi zvicerane pa prejardhje migrante shfaqin qëndrime më negative. Midis këtij grupi, 41 për qind thonë se janë të shqetësuar nga prania e njerëzve që flasin një gjuhë tjetër ose kanë një kombësi, fe ose ngjyrë lëkure të ndryshme nga e tyre.

Kjo normë është dy herë më e ulët – 20 për qind – në mesin e popullsisë me prejardhje migrante./albora.ch/

Marketing