Çmimet e derivateve vazhdojnë të rriten çdo ditë e më shumë në Kosovë.

Marketing

Sot një litër naftë në një nga pompat e derivateve në Prishtinë shitet për 1 euro e 73 cent, duke shënuar kështu çmim rekord.

Çmimet e derivateve janë rritur ndjeshëm pas luftës në Ukrainë, transmeton albora.ch.

Përkundër uljes së çmimeve në bursën ndërkombëtare, ajo në shumicën e rasteve nuk reflekton edhe në Kosovë.

Partitë opozitare i kanë kërkuar kryeministrit Kurti heqjen e akcizës për naftë për së paku disa muaj.

Në Shqipëri është protestuar kundër rritjes së çmimeve e veçanërisht të naftës, ndërsa në Maqedoninë e Veriut këto çmime janë dukshëm më të lira./albora.ch/

Marketing