Përderisa dje janë raportuar mbi 20.000 raste të reja pozitive me COVID në Zvicër, sot ky numër është dukshëm më i lartë.

Sipas njoftimit të Zyrës Federale të Shëndetit Publik vetëm gjatë ditës së sotme janë konfirmuar edhe 31,109 raste të reja me virus në Zvicër.

Nga statistikat e fundit BAG njofton se numri i testimeve të kryera është 90,106 teste, derisa numri i të vdekurve gjatë ditës së sotme poashtu është rritur, ku vetëm sot u raportua për 20 vdekje të reja si pasojë e koronavirusit, shkruan 20min.ch, përcjell albora.ch.

Ndërkohë Zyra Federale e Shëndetit Publik poashtu ka njoftuar poashtu se 147persona janë shtrirë në spital, si pasojë e infektimit me këtë virus./albora.ch/

Marketing
Marketing