Tregu zviceran i veturave elektrike po lulëzon. Prodhuesi i makinave elektrike Tesla ka arritur në krye të klasifikimeve të shitjeve në Zvicër.

Marketing

Sipas shoqatës së importuesve të Auto Schweiz, mbi 13 për qind e regjistrimeve të automjeteve të reja vitin e kaluar ishin “vetura elektrike” të pastra, ku pikërisht në krye është “Model 3” nga Tesla, shkruan Watson, transmeton albora.ch.

Me 5072 automjete të shitura, autoprodhuesi amerikan kryeson tabelën përpara “Octavia” nga Skoda me 4969 njësi, siç tregojnë statistikat e Zyrës Federale të Rrugëve (ASTRA). Vagoni i njohur familjar i Skoda-s ishte më parë vetura më e shitur në Zvicër për vite me radhë. Tesla “Model 3” do të jetë automjeti i parë pa djegie në histori që kryeson listat e shitjeve zvicerane për vitin 2021, njoftoi Tesla, transmeton tutje albora.ch.

Gjithsesi, vitin e kaluar janë shitur 63 për qind më shumë vetura elektrike sesa një vit më parë, siç thekson shoqata. Nga ana tjetër, veturat me naftë kanë humbur masivisht: në vitin 2021, shitjet e tyre ranë me 37 për qind krahasuar me një vit më parë.

Me një total prej 238,481 automjetesh të shitura, tregu zviceran i makinave është ende shumë nën nivelin e para krizës./albora.ch/

Marketing