Qendërmbrojtësi 30 vjeçar Denis Simani ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024 për FC Luzern.

Marketing

Denis Simani nga sot do të nisë stërvitjet ekipore, me skuadrën e Mario Frick dhe do të veshë fanellën me numrin 5 në FC Luzern, shkrun fcl.ch, përcjell albora.ch.

Futbollisti me origjinë shqiptare Denis Simani e filloi karrierën e tij në FC Gossau përpara se të kalonte në SC Brühl, U21 nga GC, dhe nw Basel e gjeti rrugën për në FC Rapperswil-Jona.

Pas katër sezonesh me klubin nga kantoni St.Gallen, ai iu bashkua FC Vaduz nga Challenge League në sezonin 2019/20, me të cilin u promovua në Superligë në sezonin e tij të parë.

Nën Mario Frick, qendërmbrojtësi Simani luajti gjithsej 89 ndeshje për klubin./albora.ch/

Marketing