Marketing

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se 11 pacientë të konfirmuar me Covid-19 janë të shtrirë në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme.

Në trajtim janë edhe 22 të tjerë post-Covid.

Me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, kurse  në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka të shtrirë asnjë pacient.

Ndërkohë dje SHSKUK pati njoftuar se vetëm 6 pacientë me Covid-19 janë të shtrirë në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme.

Njoftimi i plotë:

ShSKUK: Të shtrirë 11 pacientë të konfirmuar me Covid-19 dhe 22 post Covid

Në bazë të raporteve të datës 8 janar 2022 nga njësitë përbërëse të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës  të shtrirë janë 11 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 22 të tjerë post-Covid.

Me oksigjeno-terapi janë 11 pacientë, kurse  në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka të shtrirë asnjë pacient.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 7  pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 20  pacientë  post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka  pacient 

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë./albora.ch/

Marketing