Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama sot do të jetë në vizitë zyrtare në Tiranë.
Marketing

Vizita erdhi pas ftesës së kryetarit të Tiranës, Erion Veliajt. Tashmë kryeqyteti i Shqipërisë është zbukuruar me flamuj të Kosovës e Shqipërisë, për të pritur të parin e Prishtinës.
Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj në një postim në Facebook shkruan se Tirana është zbukuruar me flamurin e Shqipërisë dhe Kosovës, teksa presin kryetarin Rama.
“Tirana e zbukuruar me flamujt e Shqipërisë dhe të Kosovës, teksa presim në Bashkia Tiranë Kryetarin e sapo zgjedhur të Prishtinës, Përparim Rama. Mezi pres që #EYC2022 të jetë edhe një platformë për të rinjtë e Prishtinës e së bashku t’i modernizojmë kryeqytetet tona!”, shkruan Veliaj./albora.ch/
Marketing![]()