Gjermania ka një sërë masash në fuqi që synojnë të ngadalësojnë përhapjen e Covid-19, duke përfshirë ndalimin e të pavaksinuarve nga shumica e pjesëve të jetës publike dhe testimin për njerëzit që nuk kanë marrë vaksinimin e tyre përforcues.

Marketing

Por ka thirrje në rritje që qeveria dhe shtetet të shikojnë drejt lehtësimit të rregullave.

“Pavarësisht se për momentin ka ende shifra shumë të larta të infeksionit, është e nevojshme t’u tregojmë qytetarëve perspektivat se si mund të dalim nga faza e gjendjes së përhershme të jashtëzakonshme pas valës Omicron,” tha kreu i shoqatës kombëtare së mjekëve.

Ndërkohë, kryeministri i shtetit të Bavarisë, Markus Söder bëri thirrje gjithashtu për planifikim “për kohën pas valës Omicron”, transmeton albora.ch.

E ministri i financave, Christian Lindner  ra dakord që një debat mbi masat lehtësuese duhet të jetë në skenë, por argumentoi se Omicron ende përbënte një sfidë.

Megjithatë, qeveria gjermane këmbëngul se i ka gjërat nën kontroll./albora.ch/

Marketing