Një grup i të rinjve dhe të rejave me origjinë nga Kosova, të cilët janë aktiv në partitë politike të landeve të ndryshme gjermane, kanë vizituar ambientin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin.

Pavarësisht bindjeve të tyre partiake, ata kanë vendosur të veprojnë jo vetëm në vendin ku jetojnë, por edhe për shtetet prej nga e kanë origjinën.

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Berlin, dr. Faruk Ajeti i falënderoi të pranishmit për iniciativën e ndërmarrë dhe u konfirmoi mbështetje dhe inkurajoi që të vazhdojnë dhe të avancojnë angazhimin e tyre politik.

“Duke pasur parasysh numrin e madh të diasporës tonë në Gjermani dhe integrimin e jashtëzakonshëm në shoqërinë gjermane, shpresoj që në zgjedhjet e ardhshme të kemi për herë të parë edhe një deputete apo deputet me prejardhje nga Kosova në Bundestag, siç kemi tashmë disa deputetë në disa parlamente qytetesh apo landesh” tha mes të tjerash Ambasador Ajeti.

Në mesin e këtij grupi ishin z. Sami Musa, deputet i FDP-së në parlamentin e Hamburgut, z. Besnik Kelmendi, anëtar i CDU në Nordrhein Ëestfalen dhe znj. Albana Tërstena nga Junge Europäische Föderalisten, të cilët njëkohësisht iniciuan mbajtjen e këtij takimi./albora.ch/

Marketing

Marketing