Rritja e çmimit të derivateve dhe energjisë në botë, pritet që drejtpërdrejtë të rrisë edhe çmimet e produkteve tjera, pasi në Kosovë sasia më e madhe e mallrave importohen nga shtetet e Bashkimit Evropian dhe ato të rajonit.

Marketing

Rusia është një prej prodhueseve më të mëdha të energjisë në botë dhe shpërthimi i luftës në Ukrainë ka çrregulluar tregjet e naftës dhe gazit në tërë globin.

Çmimet e derivateve tashmë janë rritur. Në Kosovë, më 7 mars, një litër naftë është shitur për 1.59 euro, ndërkaq benzina deri në 1.59 euro, varësisht nga operatori ekonomik dhe lokacioni. Kjo rritje ka shënuar nivelin më të lartë në 20 vjetët e fundit.

Madje këto ditë në dyqane janë vërejtur edhe ngritje të çmimeve të produkteve bazike. Një litër vaj shitet nga 1.45 deri në 2.09 euro, një kilogram miell nga 0.69 deri në 0.95 euro dhe një kilogram sheqer nga 0.79 në 0.95 euro.

Kosova importon kryesisht nga Bashkimi Evropian dhe nga vendet nënshkruese të Marrëveshjes për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA): Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi dhe Moldavia.

Kosova nuk ka shkëmbime të larta tregtare me Rusinë dhe Ukrainën./albora.ch/

Marketing