Mariana Vishegirskaya lies in a hospital bed after giving birth to her daughter Veronika, in Mariupol, Ukraine, Friday, March 11, 2022. Vishegirskaya survived the Russian airstrike on a children’s and maternity hospital in Mariupol last Wednesday. (AP Photo/Evgeniy Maloletka)

Marketing

Një grua shtatzënë, e cila arriti t’i shpëtonte shpërthimit të maternitetit në Mariupol, ka sjellë në jetë një vajzë, rapoton CNN.

Mariana Vishegirskaya ishte në mesin e një sërë grave që ndodheshin në maternitetin e Mariupolit që i mbijetuan granatimeve. Ajo lindi fëmijën e saj në një spital tjetër të enjten, sipas tezes, Tatiana Liubchenko.

“Mariana është në gjendje të mirë shëndetësore dhe e ka quajtur vajzën Veronica”, tha Liubchenko.

Ajo lindi mbrëmë në orën 22:30, foshnja është e shëndetshme dhe peshon rreth 3 kg. Por tezja e Vishegirskaya është e shqetësuar për përkeqësimin e kushteve në qytetin Mariupolit, për shkak të mungesës së ujit të pijshëm dhe ushqimeve.

“Shpresoj që të sigurohen kushtet e mjaftueshme që foshnja të jetë e shëndetshme”, shtoi ajo./albora.ch/

Marketing