Disa mijëra njerëz morën pjesë në një tubim në Bernë të shtunën pasdite, duke thirrur për paqe në Ukrainë dhe për ndalimin e importit të gazit natyror rus në Zvicër. 

Marketing

Shumë pjesëmarrës mbanin me vete flamuj ukrainas, ose të paqes, rapoton blick.

Presidenti rus, Vladimir Putin u kritikua në pankarta të shumta.

Socialistët e Rinj (Juso) Zvicër, grupi Zvicra pa ushtri (GSoA), të Gjelbrit, PS dhe organizata të tjera thirren për demonstratë. 

Në njoftimet para tubimit, të Gjelbrit dhe GSoA kërkuan që të merren masa kundër tregtisë ruse të mallrave, 80 për qind e të cilave zhvillohet në Zvicër.Programi i tubimit përfshin një marshim nëpër qendër të Bernës deri në Bundesplatz. 

Sipas të Gjelbërve, tema e lëndëve të para në gjeopolitikë duhet të jetë fokusi i demonstratës atje. Folës të ndryshëm donin t’i bënin kërkesa Këshillit Federal. 

Tubimi është miratuar nga autoritetet e qytetit të Bernës.

Kujtojmë se më 26 shkurt, midis 10,000 dhe 20,000 njerëz demonstruan kundër luftës në Ukrainë në Bernë dhe rreth 40,000 njerëz në Cyrih më 5 mars./albora.ch/

Marketing