Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Oleksandr Aleksandrovych, vuri në pah se Ukraina nuk do të ndryshojë qëndrim karshi shtetit të Kosovës.

Marketing

Aleksandrovych për mediumin serb Alo, tha se Ukraina nuk ka marrë kërkesë nga Kosova për njohjen e shtetit të saj, dhe se qëndrimi i Ukrainës është i pandryshueshëm.

“Me sa di unë nuk kemi marrë një kërkesë të tillë. Qëndrimi parimor i Ukrainës për respektimin e integritetit territorial të vendeve të tjera, përfshirë Serbinë, është i njohur dhe i pandryshueshëm”, u shpreh ai.

Aleksandrovych falënderoi Serbinë për qëndrimin e saj, duke votuar pro Ukrainës në OKB, ku 141 shtete mbështetën Ukrainën dhe dënuan agresionin rus dhe vetëm pesë vende ishin kundër, përfshirë Rusinë dhe Bjellorusinë.

Edhe Kosova i është bashkuar shteteve perëndimore, duke vendosur një varg sanksionesh ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës./albora.ch/

Marketing