Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, do të përfaqësojë Shqipërinë në ‘Eurovision’.

Marketing

Por fitorja e Ronela Hajatit në Festivalin e RTSH-së, me këngën “Sekret” u prit me kritika nga disa artistë të njohur shqiptarë. Kritikët thanë se teksti i “Sekret” nuk përcillte asnjë mesazh.

Ronela Hajati reagoi ndaj komenteve negative për këngën e saj duke ironizuar kolegët dhe të gjithë ata që nuk e mbështetën fitoren e saj.

“Një artist i vërtetë e ka zemrën e madhe e të bukur, jo të ligë! Një artist i vërtetë nuk ble as tekste, as muzikë por ulet dhe punon”, shkroi ajo në një postim në Instagram.

Këngëtarja u shpreh poashtu se “kjo urrejtje nga artistë për një vajze që ka punuar me vite të tëra për shumë artistë të tjerë, për tekste të mrekullueshme, melodi të mirë, është e neveritshme dhe diabolike”.

Ronela Hajati u shpall fituese, duke e lënë në vend të dytë këngëtarin Alban Ramosaj.

Marketing