Këshilli Federal i Zvicrës mendon të marrë masa kundër Covid-19, duke përfshirë mbylljen e strukturave të caktuara, vetëm nëse është absolutisht e nevojshme, raporton 20 minuten, përcjellë albora.ch..

Marketing

Nëse situata në spitale përkeqësohet më tej ose nëse dalin të dhëna të reja, Këshilli Federal do të jetë në gjendje të veprojë shpejt. duke nxitur paketën e gatshme të masave.

Megjithatë një paketë masash më të rrepta kundër përhapjes së koronavirusit është tashmë në tryezën e Këshillit Federal.

Por, për momentin nuk do të miratohet.

Këtë vendim e bëri publik Qeveria Federale gjatë një konference të jashtëzakonshme të premten e 31 dhjetorit.

Ndërkohë BAG raportoi 23 persona të vdekur nga Coronavirusi të enjten, mbi 19 mijë raste të reja me Covid dhe 129 të shtruar në spitale. /albora.ch/

Marketing