Kolona të gjata dhe pritjet në pikëkalimet kufitare të Kosovës po vazhdojnë edhe këtë pasdite.

Marketing

Sipas të dhënave zyrtare nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në këtë pasdite, pritjet për të dalë nga Kosova në pikëkalimin kufitar të Merdarës janë 2 deri në 3 orë. Kurse kolonat në dalje të Merdarës janë 2000 metra.

Pas Merdarës pritjet janë të gjata për dalje edhe nga pikëkalimi i Dheut të Bardhë, deri në 120 minuta, apo 2 orë, ndërsa kolonat në dalje në këtë pikë kufitare janë 200-300 metra.

Kujtojmë se ka pasur raste kur pritjet nëpër kufij kanë qenë deri në 10-11 orë, për çka janë ankuar shumë mërgimtarët që vijnë për pushime në Kosovë.

Marketing