Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, nëpërmes një postimi në Facebook, ka thënë se sot janë ulur ndjeshëm temperaturat, e këtë parashikim të motit do ta kemi edhe në ditët në vijim.

Marketing

Ajo ka kërkuar nga qytetarët që për të kursyer energjinë elektrike e gjithashtu për të mos e ngarkuar rrjetin elektro-energjetik të kursejnë dhe të optimizojnë shfrytëzimin e energjisë elektrike.

Këto janë këshillat që ka Rizvanolli për qytetarët, në këto ditë të ftohta të fillimit të shkurtit:

⚡️Shkyçni dritat e panevojshme
⚡️Shfrytëzoni robalarësen pas orës 24:00
⚡️Shfrytëzoni enëlarësen pas orës 24:00
⚡️Aktivizoni bojlerin pas orës 24:00
⚡️Shfrytëzoni tharësen pas orës 24:00

“Ju faleminderit për bashkëpunimin tuaj”, përfundon postimi i kësaj ministrie.

Marketing