Lorita Islami është një emër i ri që premton shumë në fushën e sportit. Ajo është pjesë e ekipit futbollistik gjerman, FC Nurnberg.

Marketing

17 vjeçarja me prejardhje nga Podujeva, por e lindur dhe e rritur në Nyrnberg të Gjermanisë po lë gjurmë në fushën e futbollit, këtë më së miri e dëshmon talenti i saj.

Javën që e lamë pas Kombëtarja e Kosovës për vajza U19 shënoi fitore falë futbollistes, Lorita Islami.

Islami e shënoi golin e fitores ndaj Kombëtares së Letonisë në kuadër të turneut kualifikues të Ligës B në Grupin 3 për “Euro 2023”, i cili po mbahet në Belfast të Irlandës së Veriut.

Lorita Islami/ Kombëtarja e Kosovës

Përveç futbollit, Lorita është edhe studente në Gjermani, ajo studion ekonominë ndërkombëtare.

Lorita ka thënë një intervistë ekskluzive për Albora.ch, ku ka zbuluar se si lindi dashuria për të luajtur futboll.

“Prindërit më tregojnë se si fëmijë i vogël kisha topin në këmbë dhe nga atëherë dëshira ime ishte të luaj futboll, dhe pastaj prindërit më kanë lajmëruar në një klub të futbollit, qysh nga atëherë ka filluar dëshira ime për futboll”, ka thënë ajo.

Po ashtu, Lorita ka zbuluar se që nga mosha 5 vjeçar luan futboll, ndërkaq ka shtuar se ka luajtur edhe në ekipin e djemve.  

Lorita Islami

“Me futboll merrem  që nga mosha 5 vjeçare dhe në vitin 2011 prindërit më kanë regjistruar në një klub të vajzave, ku kam luajtur deri në vitin 2016 dhe pastaj 2016-2018 kam luajtur në një klub të djemve nga viti 2018 deri tash luaj për klubin e Nyrnbergut me shumë krenari dhe kënaqësi, ku është edhe vendlindja ime”, ka thënë ajo.

Lorita ka treguar arsyen se pse ka zgjedhur që të bëhet pjesë e kombëtares së Kosovës, e jo të asaj të Gjermanisë.

“Për Kosovën kam zgjedhur të luaj sepse vendlindja e prindërve të mi është Kosova, luaj me kënaqësi dhe krenari”, ka theksuar ajo.

Sipas Lortes, futbollistja Kosovare Asllani dhe futbollisti Lorik Cana kanë arritur në majat e futbollit.

Lorita Islami

“Futbollistja Kosovare Asllani dhe futbollisti Lorik Cana për mendimin time i kanë arritur në majën e futbollit dhe më inspirojnë mua shumë”, është shprehur ajo.

Shumë shpesh futbolli është vlerësuar si sport për meshkujt, Lorita ka rrëfyer se si reagojnë njerëzit kur e kuptojnë që  është futbolliste.

“Po është e vërtet por edhe unë si vajzë pritem shumë mirë dhe ata befasohen kur ju tregoj që luaj futboll por edhe kur më shohin kur luaj befasohen prapë”, ka thënë ajo.

Në fund, ajo ka treguar se cilat janë qëllimet apo ëndrrat që synon t`i arrij përmes futbollit

Lorita Islami/ FC Nurnberg

“Ta bëj familjen krenar dhe të arrij në majë e futbollit”, ka thënë shkurt futbollistja Islami.

Marketing