Në një intervistë për revistën gjermane, “Der Spiegel”, ministri i Ekonomisë dhe zëvendëskancelari i Gjermanisë, Robert Habeck, dëshiron që ta angazhojë Rusinë në fushën ekonomike duke bashkëpunuar për furnizim me energji të ripërtëritshme që të ofrohet ndihmë për uljen e tensioneve rreth Ukrainës.

Marketing

 “Ne gjithashtu duhet të mendojmë për fusha të reja të biznesit, që mund të ndihmojnë për t’i nxjerrë të dyja palët nga ky pozicion konfrontues”, tha ministri Habeck.

Ministri gjerman, njëherësh përfaqësues i Partisë së Gjelbër, sa i përket mundësisë që Rusia të përjashtohet nga sistemi ndërkombëtar i pagesave, Sëift, tha se nuk ka kuptim që të numërohen sanksionet në mënyrë abstrakte.

Ai shtoi se ky do të ishte “sanksioni i fundit ekonomik” dhe se qëllimi i tij është shtensionimi, shkruan Reuters.

Ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, të enjten i bëri thirrje Rusisë që të heqë dorë nga eskalimi i situatës, duke paralajmëruar se Moska përballet me një varg sanksionesh, nëse vepron në mënyrë agresive. /albora.ch/

Marketing