Si një ndër shtetësitë më të kërkuara në botë, është shtetësia zvicerane.

Marketing

Është mjaft e vështirë dhe poashtu e kushtueshme të bëhesh shtetas zviceran, pasi shuma e saktë ndryshon nga kantoni në kanton.

Në Zvicër ekzistojnë tre nivele të ndryshme të shtetësisë: federale, komunale dhe kantonale, ku shuma që do të paguani do të ndryshojë nga kantoni në kanton, shkruan The local.

E përveç këtyre kostove të ndryshme, gjithashtu është  një shumëllojshmëri e gjerë në pyetjet me të cilat do të përballeni si pjesë e procesit të nënshtetësisë.

Sipas një studimi nga Le Matin Dimanche, shuma që ju duhet t’u paguani autoriteteve kantonale dhe komunale mund të variojë nga një minimum prej 500 frangash në më shumë se 3,000, ndërsa në Gjenevë, të ardhurat tarifohen me një tarifë fikse në varësi të moshës dhe nëse aplikoni si individ apo çift, përcjellë tutje albora.ch.

Sipas “The local” natyralizimi në Gjenevë kushton 300 CHF.- për të miturit nga 11 deri në 17 vjeç; CHF 850.- për të rriturit nën 25 vjeç; CHF 1250.- për personat mbi 25 vjeç; CHF 1360.- për çiftet me një anëtar nën 25 vjeç; CHF 2000.- për çiftet mbi 25 vjeç; CHF 300.- për fëmijë të përfshirë në procedurat e ndryshme./albora.ch/

Marketing