Mes lotësh super ylli britanik Adele njoftoi se shtyu një seri koncertesh në Las Vegas që do të fillonin të premten, pasi që gjysma e stafit të saj janë me COVID-19.

Marketing

“Ne kemi provuar absolutisht çdo gjë që mundemi për të nisur në kohë. Dhe që ajo të jetë mjaft e mirë për ju. Por ne jemi shkatërruar absolutisht nga vonesat e dorëzimit dhe COVID-19. Gjysma e ekipit tim janë të infektuar me COVID. Ata janë ende. Dhe ka qenë e pamundur të përfundosh përgatitjet për shfaqjen”, tha Adele në një video të publikuar në Instagram.

Duke ndjerë keqardhje, veçanërisht për njerëzit që kishin udhëtuar në Las Vegas për këtë gjë, Adele premtoi se do të riplanifikojë mbajtjen e turneut.

“Unë do të përfundoj shfaqjen time dhe do ta çoj atje ku duhet të jetë”, përfundoi ajo. /albora.ch/

Marketing