Ka një jetë kushtuar futbollit, dhe tash fiton një hov të ri, edhe për një tjetër. Ramush Gashi, futbollist e trajner me karrierë të gjatë, ka marrë diplomën Pro të UEFA-s për trajner, që i hap edhe një mundësi të re për punë me gjeneratat e reja të futbollistëve dhe për udhëheqjen e ekipeve me ambicie të larta.

Marketing

Karrierën e tij të bujshme të sportistit Gashi e ka filluar në vitin 1975 në ekipin e vendlindjes së tij, në Itsog, për të vazhduar më pas në ekipet pejane dhe në të tjera në mërgim, në Zvicër.

Ekipi i diplomës UEFA Pro

Nga viti 2018 Ramush Gashi është ndihmëstrajner i Kombëtares së Kosovës. Ndonëse edhe më herët ishte pjesëmarrës në turne ndërkombëtare, kjo pozitë ia ofron përvojën e ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare të futbollit, si Uefa Nations League, kualifikimet në Euro 2020 dhe Kampionatit Botëror 2022.

Më 14 të këtij muaji Ramush Gashi ka bërë të ditur lajmin e mirë se ka marrë edhe diplomën UFA Pro për trajner.

Ramush Gashi

“Sot përfundoi procesi i pajisjes me diplomën e UEFA Pro, një rrugëtim me shumë sfida, që u konkretizua me sukses jo vetëm nga unë, po nga i gjithë grupi, me të cilët u familjarizuam dhe krijuam miqësi të përhershme”, ka shkruar Gashi në profilin e tij në Facebook.

Ai, për këtë të arritur, pos familjes së tij, ka falënderuar gjithë grupin tiranas të Uefa Pro, duke veçuar profesorin Maçi dhe duke i vlerësuar aftësitë e tij të mëdha profesionale dhe gjërat inovative e të avancuara, të cilat i kanë mësuar prej tij.

Gashi ka falënderuar edhe Alban Tafajn, Profit Canajn, Ferdinand Canajn, Iris Selimin, Xhevdet Zekajn dhe në veçanti Erisa Ndreu.

Me Armand Dukën / Diploma UEFA Pro

Sipas përkufizimit, diploma UEFA Pro është certifikata më e lartë e trajnerit e disponueshme në Evropë dhe në përgjithësi pason përfundimin e licencave ‘B’ dhe ‘A’.

Miqësi e kolegialitet: Me legjendë e futbolit kosovar, Fadil Vokrri

Diploma Pro kërkohet për këdo që dëshiron të menaxhojë një klub futbolli në nivelin më të lartë të sistemit të ligës së çdo kombi evropian në baza të përhershme, d.m.th. për më shumë se 12 muaj (sasia e kohës që një menaxher kujdestar i pakualifikuar i jepet për të marrë kontrollin). Diplomë e tillë kërkohet edhe për të menaxhuar në UEFA Champions League dhe UEFA Europa League.

“Nuk do të ndalemi me kaq, vazhdojme me projekte të reja në futboll”, ka paralajmëruar Gashi. / D.G.

Nga CV-ja:

Foto: Kurtoazi e R. G.

Marketing