Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij në Kryeministri, ambasadorin e OSBE-së, Guido De Sanctis. Në njoftim thuhet se ata kanë diskutuar mbi prezencën e OSBE-së në Shqipëri. Gjithashtu De Sanctis ka theksuar se pret që të ketë një bashkëpunim të madh mes OSBE-së dhe Shqipërisë.

Marketing

“Pata kënaqësinë të takohem sot me Kryeministrin Edi Rama dhe të flas me të për ndihmesën e kurdondodhur të Prezencës së OSBE-së për institucionet dhe shoqërinë shqiptare, në rrugën e reformave. Mirënjohës për mirëseardhjen në Shqipëri dhe shpresëplotë për një bashkëpunim të shkëlqyer” – ambasadori Guido De Sanctis.”, thuhet në postim.

Megjithatë, ajo që ka tërhequr vëmendjen nga fotot e publikuara ka qenë një detaj pranë derës së zyrës së kryeministrit. Në hyrje të zyrës, vihet re një targë e personalizuar me emrin e Ukrainës, e cila po përballet prej rreth një viti me sulmet ruse.

Marketing