Një 28 vjeçare shqiptare është përplasur nga një motor gjatë mbrëmjes së djeshme në Itali.

Marketing

Sipas medieve italiane, e reja shqiptare përveçse është përplasur, më pas është grabitur nga drejtuesi i motorit.

Ngjarja ka ndodhur rreth rreth orës 16:30, në Porta Nuova të Milanos.

28-vjeçarja po lëvizte me biçikletë kur u godit nga motori, që e rrëzoi përtokë. Në atë moment, drejtuesi zbriti, iu afrua dhe i mori çantën ku ajo mbante dy telefonë dhe portofolin, e më pas u largua menjëherë nga vendngjarja.

Fatmirësisht e reja mësohet se nuk pësoi dëmtime serioze dhe ishte ajo që i tregoi gjithë ngjarjen karabinierëve. Ata kanë sekuestruar edhe kamerat në zonë me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Marketing