Kosova tashmë ka miratuar nismën për aplikim në Këshillin e Evropës.

Marketing

Para se të miratohej, kryeministri shqiptar, Edi Rama, në një intervistë nga Brukseli ku ndodhet për vizitë zyrtare, ka thënë se Shqipëria mbështet Kosovën ndërkohë që ‘Serbia sigurisht është në të drejtën e vetë të mendojë krejt ndryshe’.

“Kjo nuk do diskutim fare. Ne jemi shumë të qartë. Ne nuk kemi asnjë ekuivok. Ne jemi në mbështetje absolute të Kosovës në çdo hap dhe për çdo gjë që lidh Shqipërinë, Kosovën dhe komunitetin ndërkombëtar. Ndërkohë që ne kemi qasje komplet tjetër kur vjen puna tek normalizimi i marrëdhënieve hap pas hapi në aspektin ekonomik, në aspektin e lirisë së lëvizjes e të tjera e të tjera, me Serbinë paralelisht me betejën në tryezë, betejën diplomatike për dialog e kështu me radhë sepse besojmë që kjo është rruga, kjo është rruga dhe nga ana tjetër respektojmë plotësisht zgjedhjen e bërë nga autoritetet legjitime, të votuara, të mandatuara, përgjegjëse të Kosovës për të patur një qasje komplet tjetër në këtë aspekt. Por kur vjen puna tek demarshet e Kosovës në arenën ndërkombëtare, ne jemi 100% me Kosovën. Serbia sigurisht është në të drejtën e vetë të mendojë krejt ndryshe, na vjen keq për Serbinë në këtë rast, por ne do të mbështesim Kosovën!”, ka thënë Rama.

Ndërkohë, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka dorëzuar personalisht aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Gërvalla në një adresim nga Strasburgu i Francës thotë se sot nis një kapitull i ri i Kosovës.

“Sapo dolëm nga takimi me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës. Në emër të Republikës së Kosovës dorëzuam kërkesën për anëtarësim në Këshill të Evropës”.

“Sot hapet një kapitull i ri për Kosovën në Këshillin e Evropës, sot fillon procedura e shqyrtimit të kërkesës sonë e cila do të kalojë nëpër instanca të ndryshme të Këshillit të Evropës, të Asamblesë Paralementare dhe Këshillit Ministror”.

Gërvalla, mes tjerash, thotë se kjo nisëm e sotme do të përfundojë me anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës, pasi Kosova e meriton të jetë pjesë e kësaj organizate./albora.ch/

Marketing