Një avion udhëtarësh i Tibet Airlines mori flakë pasi rrëshqiti në pistë në aeroportin e qytetit jugperëndimor kinez, Chongqing.

Marketing

Fatmirësisht të 113 pasagjerët në bord dhe 9 anëtarët e ekuipazhit, u evakuuan pa probleme, tha kompania në një deklaratë për mediat. Më shumë se 40 pasagjerë pësuan lëndime të vogla dhe u dërguan në spital. Aviacioni Civil i Kinës tha se 36 persona pësuan ndrydhje dhe gërvishtje.

“Sipas ekuipazhit, avioni pësoi anomali gjatë ngritjes”, tha Aviacioni Civil. “Pasi rrëshqiti në pistë, motori mori flakë”.

Në rrjetet sociale u publikuan pamje të aeroplanit në flakë dhe të pasagjerëve që largoheshin me vrap. Shkaku i aksidentit nuk dihet ende dhe është duke u hetuar. Avioni Airbus 319 ishte pjesë e Tibet Airlines prej më shumë se 9 vitesh.

Incidenti ndodhi rreth 2 muaj pasi një avion i Chine Eastern Airlines u përplas në malet e rajonit jugor kinez Guangxi, ku si pasojë humbën jetën të 132 personat në bord./albora.ch/

Marketing