Kryeministri shqiptar Edi Rama ka theksuar edhe njëherë se çmimi i naftës nuk varet nga qeveria.

Marketing

Në një konferencë për medie, Rama tha se ndonëse ari i zi shitet sot me çmime rekord në vend, kjo ka ardhur si ndikim nga tregu dhe se qeveria nuk mund të ndërhyjë.

Rama gjithashtu theksoi se Evropa sot është në luftë dhe se për këtë rrjedhojë ata duhet të jenë të përgatitur për çdo skenar. Për këtë arsye, Rama tha se kanë ngritur edhe komitetin special.

“Dua ta theksoj shumë qartë çmimi i naftës nuk varet nga qeveria. Nuk është qeveria në tregun e lirë në një vend qe e ka zgjehur prej 32 vitesh tashmë, është tregu. Dhe natyrisht që tregu është super i ndjeshëm. Evropa ka hyrë në luftë.Duhet të jemi të vetëdijshëm që në luftë nuk ka mundësi për të kërkuar të njëjtat gjëra dhe se duhet të përgatitemi për çdo skenar. Askush nuk e di sa do të zgjasë kjo luftë. Jemi në të njëjtat kushte të të panjohurës siç ishim me luftën tjetër, me pandeminë, ku nuk e dinim kohëzgjatjen.” tha Rama./albora.ch/

Marketing