Kosova dhe lidershipi i saj janë bërë ndër më të zëshmit në botë kundër agresionit rus duke iu bashkuar sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë.

Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti me deklarata e intervista janë pozicionuar kundër Rusisë ndërsa deputetët e Kosovës me qëndrimin e tyre për atë që po ndodhë në Ukrainë ,e kanë bërë të ditur me rezolutë.

Por, Kosova e cila vazhdimisht përdoret në diskursin rus, si arsyetim për veprimet e Moskës në ish-hapësirat sovjetike përfshirë Ukrainën, nuk figuron në listën e shteteve armike.

Kjo ka një shpjegim të thjeshtë, vetëm se Kosova nuk njihet nga Rusia.

Pra kur Vladimir Putin urdhëroi administratën e tij për ta përgatitur listën e shteteve armike, aty nuk figuroi Kosova, për një arsye të thjeshtë: Rusia nuk e njeh Kosovën.

Marketing

Kosova dhe Rusia nuk kanë kurrëfarë marëdhënie mes vete. Në fakt Rusia mban një zyre ndërlidhëse në Kosovë, që kur është rasti me shtetet mosnjohëse, akreditohen në admnistratën e Kombeve të Bashkuara në Kosovë -UNMIK.

Por, diplomatët rus këtu pothuajse janë të padukshëm në Kosovë. Dy prej tyre megjithatë ishin dëbuar vitin e kaluar, në lidhje me trazirat në Veri./albora.ch/

Marketing