Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një ditë të cilën e ka quajtur emocionalisht të ngarkuar, ka përkujtuar ish-Presidentin e Kosovën, Ibrahim Rugova, në 16-vjetorin e vdekjes së këtij të fundit.

Marketing

Duke e cilësuar si udhëheqësin më atipik, ai e përkufizon Rugovën edhe si një ndër më të shquarit në historinë e Shqipërisë.

“Në këtë ditë të ngarkuar emocionale të vitit, kujtojmë edhe njeriun e madh të historisë së Kosovës, udhëheqësin më atipik ndër të shquarit e historisë sonë, presidentin e parë të shtetit tjetër të pavarur të shqiptarëve, Ibrahim Rugovën”.

Kështu e vlerëson Rama figurën e Rugovës, në postimin e tij në Facebook.

Teksa, në përmbyllje, ai thekson se çdo vit që kalon, ylli i Rugovës, rritet në qiellin e kujtesës sonë kombëtare. /albora.ch/

Marketing