Po, është i shijshëm, por ka edhe arsye të tjera pse djathi është kaq i popullarizuar në Zvicër.

Për zviceranët, djathi nuk është thjesht një artikull ushqimor, por ka edhe një kuptim më të thellë: ai simbolizon trashëgiminë e tyre stërgjyshore dhe identitetin kombëtar.

Një nga djathrat më të njohur zviceran, “Gruyère”, u bë lajm kohët e fundit, pasi një gjykatë amerikane vendosi se ky djathë i fortë, i bërë sipas standardeve të rrepta prej shekujsh në zonën Gruyères të kantonit të Fribourg-ut, nuk duhet të prodhohet vetëm në atë rajon apo edhe në Zvicër, shkruan The local.

Marketing

Ndryshe nga Zvicra dhe BE, ku “Gruyère” është një nga 12 djathrat e mbrojtur nga kuadri i emërtimit të origjinës, gjykatësi amerikan vendosi se ky djath është thjesht një varietet gjenerik dhe jo një produkt i mbrojtur nga një specific.

Kjo do të thotë që prodhuesit amerikanë mund t’i shesin djathrat e tyre nën etiketën “Gruyère”, edhe nëse ai prodhohet në SHBA dhe nuk ka shije si homologu i tij origjinal zviceran, transmeton tutje albora.ch.

Djathëbërësit zviceranë thanë se do të apelonin vendimin e SHBA-së, por ndërkohë aktgjykimi i rëndon nervat e tyre./albora.ch/

Marketing