Agjencia e lajmeve Associated Press publikoi disa foto të shkrepura në një stacion treni të tejmbushur me ukrainas që po përpiqen t’i shpëtojnë agresionit të pushtuesit.

Marketing

Shihen qindra njerëz teksa ecin në shkallët e stacionit pas një ndryshimi në minutën e fundit të platformës së nisjes për një tren me destinacion Lviv në Kiev.

Në një foto shihet një grua që përpiqet të mbajë fëmijën e saj në mes të turmës. Ndërkohë, nga ana tjetër e botës, presidenti amerikan Joe Biden u bëri thirrje amerikanëve që të mos shqetësohen për luftën bërthamore, duke nënkuptuar që nuk është opsion.

Sipas Pentagonin, tashmë tre të katërtat e trupave ruse janë të angazhuara tashmë brenda Ukrainës,

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes thotë se pothuajse 75% e forcave ruse të mbledhura në kufijtë e Ukrainës ndodhen brenda vendit.

Një pjesë e mirë e tyre është pozicionuar rreth 25 km nga kryeqyteti Kiev, një avancim prej afërsisht 5 km që nga e diela./albora.ch/

Marketing